I.Shaptafa – Gastronomia profesion i cili nuk vlerësohet, dhe neglizhohet
Prej tvteuta13:22, 17 Qershor 2021
Deficiti i kuadrove turistik pa dyshim që bije në sy gjatë sezonit veror ,jo vetëm në Komunën e Ulqinit , por në gjithë bregdetin malazias. Për një gastronom, kamerier dhe pastruese kërkohet edhe një vend më shumë. Ulqini më herët ishte një qytet që njihej për nga kuzhinierët profesional, por kjo me kohën ka ndryshuar, sidomos pas shpartallimit ti ish Jugosllavisë.
Çfarë i ndal të rinjtë tanë të orientohen në këto dy profesione, paga e vogël, nënvlerësimi i profesionit apo diçka e tretë. Përgjigje në këtë jep gastronomi me një përvojë 20 vjeçare Ibrahim Shapatafa. Ai shprehet se kuzhinieri jo që nuk paguhet sa duhet, por edhe nënvlerësohet, kjo ndoshta shprehet ai ka ndikuar që kjo fuqi punëtore të jetë deficitare.
Shaptafa hedh një kritikë të ashpër ndaj shkollës së gastronomisë në Ulqin, ku sipas tij nxënësit që kryejnë këtë profesion dali tejet të pa përgatitur në aspektin profesional.
Problemi më i madh sipas Shaptafës është sjellja e fuqisë punëtore nga jashtë të cilët nuk janë të aftësuar për përgatitjen ushqimit tradicional .
Në fund ai ka një apel për të gjithë gastronomet që është koha të dilet nga skllavëria në gastronomi .
H.Nelaj