I arrestuari për aksidentin në Liqenin e Shkodrës do të mbajë masën e ndalimit deri në 72 orë
Prej tvteuta13:36, 28 Korrik 2024
Pas seancës, Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë ka vendosur që P.D. të mbahet deri në 72 orë, u arrestua për shkak të aksidentit në Liqenin e Shkodrës, bëri të ditur kreu i Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë, Llepa Medenica.
P.D. është arrestuar për shkak të aksidentit që ndodhi mbrëmë në Zhablak të Crnojeviqës, ku një person mbeti i vdekur dhe shtatë të tjerë u plagosën.
Rastin e ka marrë Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë.
TVMZ paraprakisht ishte informuar jozyrtarisht se P.D. nuk kishte patentë për drejtimin e mjetit lundrues dhe dyshohet për një krim të rëndë kundër sigurisë së qarkullimit publik.
Kujtojmë se një person ka humbur jetën, ndërsa shtatë janë lënduar nga përplasja e tri anijeve që ka ndodhur mbrëmë në Zhabljak të Crnojeviqës.
Siç u raportua mbrëmë në Portalin RTMZ, Tre anije u përplasën në orën 22:18.