Pse sot nuk ka Xhami në Kala?
Prej tvteuta12:45, 29 Mars 2023
Xhamia në Kala apo sic e njohin ndryshe vendasit “Xhamia e Haxhi Halil Skurës” ka një histori interesante , si për vendasit ashtu edhe për studiuesit.
Kjo Xhami që sot nuk është më në funksion është ndërtesë e cila është ndërtuar fillimisht si Kishë dhe pastaj e kthyer në Xhami . Sot, shërben si vendi ku është i vendosur reparti arkeologjik i Muzeut të Ulqinit.
Mbi këtë histori dhe funksionin e xhamisë dikur, na foli Ismet Karamanaga.
Gjatë sundimit të Venedikasve, në Kala më 1510 u ndërtua një kishë katolike, e quajtur Kisha e Shën Mërisë, e cila pas rënies së Ulqinit nën Perandorinë Osmane u shëndrrua në Xhaminë e Sulltan Selimit II. Ishte ajo e ashtuquajtur Xhamia e Mbretit, sepse nuk kishte vakëf nga ku sigurohej ekzistenca e saj, por shërbyesit e saj paguheshin nga buxheti i perandorisë. Haxhi Halil Skura më 1693 ndërtoi minaren prej gurit të latuar, në pjesën e poshtme në një bazament katror, e që ngushtohet kah pjesa e sipërme. Funksionin e vet fetar kjo xhami e ndërpreu më 1878, gjegjësisht prej pushtimit të parë të Ulqinit nga Principata e Malit të Zi. Pjesa e sipërme e minarëse u shkatërrua në vitin 1937. Në kuadër të këtij objekti fetar ka ekzistuar edhe mejtepi
Pavarsisht kësaj që sot nuk ekziston kjo Xhami banorët e Kalasë nuk ia ndjejnë mungesën për të vetmën arsye se jo shumë larg nga muret e kalasë është edhe xhamia e detarve.