Gjeloshaj: Rama të sqarojë Ballkanin e Hapur
Prej tvteuta11:02, 4 Nëntor 2021
Kryetari i Komunës së Tuzit dhe Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, në një intervistë për Euronews Albania ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që të mbledhë gjithë faktorin shqiptar në Ballkan dhe t’u sqarojë se çfarë është iniciativa “Ballkani i hapur”, çfarë përfitojnë shqiptarët dhe çfarë roli do të kenë në rajon. Vetëm pas këtyre sqarimeve nga shteti amë, shqiptarët do të mund të ulen dinjitozë në tavolinë përballë partnerëve, ka deklaruar Gjeloshaj. “Tani është koha që kryeministri Rama të ftojë politikanët shqiptarë që jetojnë në Ballkan dhe bashkërisht të shohim konceptin dhe nëse është ajo e ardhmja dhe e zhvillimit ekonomik të rajonit para të se hyjmë në BE”, deklaroi Gjeloshaj.