Gjeloshaj: 15 milionë euro investime në vitin 2022
Prej tvteuta16:18, 4 Nëntor 2021
Në infrastrukturën e Komunës së Tuzit në vitin 2022 do të investohet 15 milionë euro, njoftoi kryetari Nik Gjeloshaj. Projekti i parë lidhet me ndërtimin e stadiumit të qytetit ndërsa i dyti ka të bëjë me rikonstruksionin e rrugës Tuz-Mataguzh. Vlera e këtyre dy projekteve është rreth 7 milionë euro, njoftoi Gjeloshaj, duke shtuar se viti 2022 do të jetë vit i investimeve të mëdha. Lidhur me projektet e lartpërmendura, Gjeloshaj tha se deri në fund të muajit aktual pritet të përfundojnë procedurat e ankandit dhe nënshkrimi kontratave për realizimin e tyre. Gjeloshaj po ashtu njoftoi se ditën e nesërme me 5 nëntor do të bëhet edhe hapja e Urgjencës së Tuzit, për të cilën komuna ka investuar 10.000 euro, ndërsa 40.000 euro janë donacion nga ambasada e Kinës në Mal të Zi.