Rajoni/Bota Më shumë

Franca i shiti Serbisë 12 avionë luftarakë. Reagon Albin Kurti!

Prej tvteuta12:45, 30 Gusht 2024

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u përball me pyetjet lidhur me qëndrimin e tij ndaj marrëveshjes që Serbia nënshkroi një ditë më parë për blerjen e avionëve francezë Rafale. Kurti u tregua i kujdesshëm në reagimin e tij. Shefi i ekzekutivit Kosovar preferoi ta syhmangte një koment të drejtpërdrejtë, por tha se Kosova kërkon bashkëpunim të ngushë dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve, e këtu ërfshihet edhe Franca.

Ne bëjmë sundim ligji, rend publik njëkohësisht me paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim dhe në këtë aspekt duam edhe bashkëpunimin e ngushtë edhe mbështetjen ndërkombëtare, përfshirë këtu natyrisht edhe Francën të cilën e konsiderojmë vend mik, aleat e partner shumë të rëndësishëm edhe në BE edhe në NATO.

Serbia nënshkroi firmos mbrëmjen e së enjtes me Francën ujdinë për blerjen e avionëve të avancuar ushtarakë franceze në nisje të vizitës dy ditëshe të Presidentit francez Emmanuel Macron në Beograd.
Marrëveshja me vlerë prej 2.7 miliardë eurosh, sipas Parisit zyrtar, është pjesë e strategjisë më të gjerë për ta afruar Serbinë me Bashkimin Evropian. Presidenti Macron e quajti marrëveshjen “historike dhe të rëndësishme” dhe vlerësoi “guximin strategjik” të Serbisë, duke nënvizuar se ajo “është vend me rëndësi për sigurinë në Europë.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio