Aktuale Më shumë

Forca mbajti Kongresin e IV zgjedhor. Genci Nimanbegu kryetari i ri

Prej tvteuta18:42, 30 Tetor 2021

Forca e Re Demokratike mbajti sot Kongresin e IV-të zgjedhor, në të cilin përveç  anëtarëve të Këshillit të ri qendror, u zgjodh edhe kryetari i ri i partisë. Në pjesën ceremoniale të kongresit, delegatët dhe të fuarit i përshëndetën zyrtarët e kësaj partie, si dhe përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike që veprojnë në vend. Në pjesën e mbyllur të kongresit, delegatët miratuan statutin dhe programin politik , si dhe votuan për anëtarët e propozuar të Këshillit Qendror. Në fund u votua edhe për kryetarin e partisë, detyrë që në periudhën  e ardhëshme do ta kryej deputeti shumëveçar i Forcës në Kuvendin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu, i cili falenderoi organizatorët për mbarvajtjen e kongresit dhe delegatët për besimin e dhënë.

Kryetari i deritanishëm i Forcës, Nazif Cungu, tha se ky subjekt tashmë ka pësuar rifreskimin e duhur, që edhe në periudhën e ardhëshme të jetë faktori kryesor politik i shqiptarëve në Mal të Zi

Edhe drejtori politik Ilir Çapuni, u shpreh i kënaqur me organizimin e kongresit dhe mbarëvajtjen e punimve, dhe pret që ky subjekt të dëshmojë edhe në vijim prezencën si përbërësi më serioz i skenës politike të shqiptarëve në Mal të Zi.

Teuta Mehmedi, anëtare e Këshillit Qendror dhe Forumit të Gruas, thotë se Forca do të vazhdojë edhe më shumë angazhimin në forcimin e strukturave partiake, dhe do të jetë bazë dhe në të ardhmen për veprimtarinë politike të grave por edhe të rinjve në përgjithësi.

Në ditët e ardhëshme pritet që Këshilli i ri qëndror i kësaj partie të zgjedhë, edhe organet e tjera partiake. Nga ndryshimet evidente do të jetë funksioni i Sekretarit të Përgjithshëm, i cili do të ketë të drejta ekzekutive, kurse pritet edhe angazhim më i madh në ringjalljen e strukturave të tjera bazë të partisë.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio