Fondacioni “Trojet tona” donacion shkollës fillore në Katërkollë
Prej tvteuta18:52, 5 Nëntor 2021
Fondacioni shqiptaro-amerikan “Trojet tona” i cili funksionin në kuadër të Shoqatës ‘’Ana e Malit’’ në SHBA kanë bërë një donacion me vlerë për shkollën fillore ‘’Bedri Elezaga’’ në Katërkollë. Bëhet fjalë për disa paisje teknologjike të cilat do të ndihmojnë ndjeshëm në zhvillimin e punës dhe procesit mësimorë.
Gjatë dorëzimit të këtij donacioni përveç kolektivit të shkollës ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Fondacionit “Trojet tona” në SHBA si dhe aktivistë të këtij fondacioni në vendlindje.
Drejtori i shkollës fillore “Bedri Elezaga” Mustaf Bardhi bëri të ditur se këto paisje përveç se për shkollën amë janë të dedikuara edhe për paralelet e ndara të shkollës në Krythe, Kravar dhe Sukubinë. Bardhi u shpreh shumë mirënjohës ndaj fondacionit në fjalë që çdo herë u gjenden pranë dhe i kushtojnë një rëndësi të vëçantë edhe arsimit.
Nail Osmani , aktivist i Fondacionit shqiptaro-amerikan “Trojet tona” në SHBA, gjatë dorëzimit të donacionit tha se ky është një kontrabut i përbnashkët i të gjithë bashkëvendasve në diasporë, e një vend të veçantë padyshim që zë familja Hajdari.
Fondacioni amerikano-shqiptar “Trojet tona” ka një kohë të gjatë që ndihmon në vendlindje ku duhet veçuar ndihma shumë e madhe gjatë kohës së pandemisë. Vjollca Lika Çobaj , aktiviste e fondacionit trojet tona në vendlindje, përveç falënderimeve njoftoj edhe që së shpejti do të fillohet edhe me realizimin e shkollës së volibollit për vajza.
Drejtori i shkollës fillore “Bedri Elezaga” Mustaf Bardhi ndau edhe mirënjohje me motive shumë të veçanta kundrejt Fondacionit “Trojet tona”.
Në fund për të pranishmit u shtrua edhe një koktej rasti.