Ekonomi Më shumë

Fluks i madh i qytetarëve për marrjen e lejeve për objekte të përkohshme

Prej tvteuta12:06, 16 Prill 2015

Ditën e enjte ka përfunduar shqyrtimi publik  që u hap me 1 prill, konfirmon për televizionin Teuta, Sekretari për urbanizëm dhe planifikim hapësinor Mustafa Gorana. Në shqyrtim publik ishin Projekt vendimin për objektet ndihmëse në territorin e Komunës së Ulqinit, projekt vendimi për vendosjen, e objekteve të përkohshëm të karakterit montazh, projekt vendimi për vendosjen, përkatësisht ndërtimin dhe mënjanimin e rampave hyrëse, ashensorëve dhe objekteve të ngjashme për qasjen dhe lëvizjen e personave me pengesa në lëvizje e dhe personave me aftësi të kufizuara  në territorin e Komunës së Ulqinit. Në komunën e Ulqinit të regjistruara janë 380 objekte të përkohshme të cilat kanë kaluar edhe procedurën e kuvendit, ndërsa në Sekretariatin për Urbanizëm kanë arritur edhe 150 kërkesa të reja për objekte  që do të kryejn veprimtari të ndryshme .

Mbetet që Sekretariati për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm   t’i shqyrtojë vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve në shqyrtimin publik, pas të cilës gjë do të hartohet  raporti të veçantë për shqyrtimin e realizuar publik, i cili do të jetë pjesë përbërëse e materialit për mbledhjen e Kuvendit shton sekretari Mustafa.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio