Fillon kthimi i pronave të para në Valdanos
Prej tvteuta17:38, 1 Nëntor 2021
Administrata për Kadastër dhe Pronë Shtetërore dhe njësia e saj rajonale në Ulqin kanë sjellur vendimet e para për kthimin e pronës në Valdanos , thonë nga zyra e zv.kryemnistrit Dritan Abazoviq. Problemi i ullishtës në Gjirin e Valdanosit u aktualizua përsëri kur më 11 qershor të këtij viti, Kuvendi i Malit të Zi, me propozim të deputetit Genci Nimambegu, miratoi njëzëri propozimin e Ligjit për eliminimin e pasojave të konfiskimit të pronës në Gjirin e Valdanosit. “Ne premtuam se do të çojmë në fund procesin e kthimit të ullishte pronarëve të tyre të vjetër dhe e bëmë këtë. Ullinjtë u liruan dhe me këtë u korrigjua padrejtësia që zgjati me dekada. Kjo është fitore e ullinjve qindra vjeçar dhe pronarëve të tyre të vjetër, por simbolikisht një fillim i ri për Ulqinin”, tha Abazoviq.