Kulturë Më shumë

Festivali Folklorik Kombëtar në Gjirokastër

Prej tvteuta12:37, 15 Qershor 2023

Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë do të zhvillojë Festivalin Folklorik Kombëtar pas 8 vitesh mungesë dhe do të mbahet në Gjirokastër nga data 24 qershor deri më 1 korrik 2023.

Këtë qershor Gjirokastra do të mirëpresë artistë dhe grupe artistike nga 12 rajonet e vendit, si dhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi etj.

Në skenën e qytetit historik të gurtë të Gjirokastrës, grupe të muzikës popullore, arbëreshe italiane dhe grupe nga Greqia, Italia e më gjerë do të ngjiten në skenë.

Qëllimi i festivalit është të përcjellë vlerat më të bukura dhe të larmishme të trashëgimisë kulturore, etno-muzikore, etnografike.

Festivali Folklorik Kombëtar është aktiviteti më i rëndësishëm në fushën e trashëgimisë kulturore me materiale shqiptare që përfshijnë muzikën, koreografinë, etnografinë e krijuar në shekuj.

Gjatë ditëve të Festivalit do të zhvillohen edhe shumë aktivitete të tjera në qytet dhe më gjerë me qëllim promovimin e kulturës, turizmit, traditës së kuzhinës dhe aktivitete të tjera që organizohen nga Ministria e Kulturës dhe qeveria shqiptare.

Akreditimi i mediave eshte hapur nga 1 deri më 20 qershor 2023.

Mediat e interesuara për të qenë pjesë e aktivitetit mund të akreditohen duke dërguar një e-mail në ffkombetar@gmail.com me të dhënat e tyre personale (Emri, Mbiemri, Foto dhe distinktivi i medias që përfaqësojnë) si dhe të japin një kohëzgjatje të saktë të qëndrimit dhe ditën e mbërritjes së tyre.

Akomodimi dhe transporti i medias nga Tirana në Gjirokastër do të merret nga organizatori, pra Ministria e Kulturës.

Në Gjirokastër, gjithashtu, do të jetë në dispozicion të medias një qendër mediatike që mund të përdoret si vend pune, e pajisur me lidhje interneti (WIFI dhe kabllor).

Shqipëria ka kënaqësinë t’ju mirëpresë në një Festival shumë emocionues dhe të madh.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio