Opinion Më shumë

Festa e ullinjve në Tivar

Prej tvteuta10:15, 27 Nëntor 2014

Të shtunën e kaluar, në Tivar Naltë u mbajt festa tradicionale e ullinjve.Merrnin pjesë mbi 50 stande ku ishin ekspozuar prodhime autoktone , qofshin mbi bazat e vajit të ullirit apo të nënprodhimeve të tjera të kësaj peme mijëvjeçare.

Veç tjerash, kishte edhe gatimeve të bukës,të ëmbëlsirave , gjithësesi shega dhe agrume,por mungonin sikundër në edicionet e mëparshme, gështenjat nga Kraja.

Një vemendje të posaçme e afro 10 mijë vituesve, jo vetëm nga Mali I Zi, por edhe nga vendet fqinje, ishin standet e shkollave të Tivarit,ku tërhiqnin vizatimet e grupmoshave të nxënësve.

Festa e ullinjve,nën patronatin e Komunës Tivar, OJQ “ Ulliri dhe Shoqata e ullishtarëve në bashkëpunim me Qendrën e kulturës dhe Organizatën Turistike , të mbështetur nga  Ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural, dhe shumë sponsorë tjerë.

Manifestimin e shpalli të hapur kryetari I Komunës së Tivarit,dr Zoran Sërzentiq, I cili, siç citohet tha: Na ka tubuar ulliri,pema e paqes, dhe mbijetesës.I pari I Tivarit premtoi se kjo komunë në të ardhmen do të ketë më shumë mbështetje  për prodhuesit bujqësorë.

Pjesë e manifestimit ishte edhe program kulturor, ku moren pjesë ansamble të ndryshme muzikore.

Me këtë rast  prezantuesve dhe prodhuesve më të suksesshëm u ndan  çmimet tradicionale.Në këtë kuadër,nga Ulqini u shpërblye Shaban Kollari.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio