Aktuale Më shumë

Fauci: Omicron mund të shënojë fundin e fazës pandemike të COVID-19

Prej tvteuta00:20, 19 Janar 2022

Është ende shumë herët për të parashikuar nëse përhapja e shpejtë e Omicron do të ndihmojë në shtyrjen e coronavirusit nga faza e pandemisë në një fazë endemike më të menaxhueshme – por “Unë do të shpresoja që të jetë kështu”, tha mjeku amerikan, Anthony Fauci.

Një sëmundje që është endemike ka një prani të vazhdueshme në popullatë, por nuk prek një numër jashtëzakonisht të madh njerëzish ose nuk sjell shqetësime në shoqëri, siç shihet zakonisht në një pandemi.

Meqenëse Omicron është shumë i transmetueshëm, por me sa duket ka më pak të ngjarë të shkaktojë sëmundje të rënda si disa variante të mëparshme, mund të shënojë një kalim nga ky kapitull i pandemisë COVID-19 në një fazë endemike, raporton

“Por ky do të ishte rasti vetëm nëse nuk marrim një variant tjetër që i shmang përgjigjes imune ndaj variantit të mëparshëm”, tha Fauci, në një ngjarje virtuale të mbajtur nga Forumi Ekonomik Botëror.

“Ne ishim me fat” që Omicron nuk ndante disa nga të njëjtat karakteristika si Delta, tha Fauci duke shtuar se “Por vëllimi i madh i njerëzve që po infektohen e tejkalon atë nivel më pak të patogjenitetit”.

“Është një pyetje e hapur nëse Omicron do të jetë apo jo vaksinimi i virusit të gjallë që të gjithë shpresojnë sepse ju keni një ndryshueshmëri kaq të madhe me variante të reja që shfaqen”, tha ai.

Kjo nuk do të thotë që njerëzit duhet të përpiqen qëllimisht të marrin variantin Omicron. Mjekët thonë se kjo është një ide e tmerrshme për disa arsye.

Dhe kjo nuk do të thotë se beteja kundër COVID-19 ka përfunduar – veçanërisht pasi spitalet e mbingarkuar vonojnë operacionet dhe shkollat kalojnë në mësimin në distancë.

Theksojmë se deri më tani janë infektuar mbi 331 milionë banorë në nivel global ndërsa kanë vdekur 5.55 milionë njerëz.

Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se ka gjasa që pandemia e coronavirusit të përfundojë në fund të këtij viti.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio