Aktuale Më shumë

Fatura mesatare e gushtit për energjinë elektrike 44.22 euro

Prej tvteuta14:20, 11 Shtator 2024

Fatura mesatare e muajit gusht për energji elektrike për amvisëritë në nivel të Malit të Zi (nëse i përjashtojmë pikat matëse të palexuara në ndërtesat që nuk janë të banuara përgjithmonë) arrin në 44.22 euro, njoftoi Elektroekonomia e Malit të Zi (EPCG).

“Në gusht të vitit 2024, amvisëritë kanë konsumuar 154,234,968 kWh (kilovat/orë) energji elektrike, që është 1,15 për qind më shumë se konsumi në muajin korrik dhe krahasuar me gushtin 2023, konsumi është 14,37 për qind më i lartë”, thuhet në deklaratë.

Konsumi mesatar më i ulët i amvisërive në Plevla është 20.13 euro, ndërsa konsumi mesatar më i lartë i muajit paraprak është shënuar në Ulqin, ku amvisëritë kanë konsumuar energji elektrike mesatarisht 83.28 euro.

Elektroekonomia thekson se 55 për qind e amvisërive do të marrin faturë deri në 30 euro, 18,5 për qind e konsumatorëve nga 30 në 50 euro, 18,6 për qind e konsumatorëve nga 50 në 100 euro, ndërsa konsumi mbi 100 euro është lexuar nga 7,9 për qind.

“Numri i konsumatorëve që kanë marrë zbritje është 183,764, pra 46,39 për qind e familjeve në Mal të Zi”, përfundon Elektroekonomia e Malit të Zi.

 

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio