Aktuale Më shumë

Ende pa ilaçe për pacientët me kancer

Prej tvteuta09:16, 25 Tetor 2022

Mungesa e medikamenteve për pacientët onkologjik, është i kushtëzuar me procedura të gjata, me probleme në prokurime publike, por edhe përmes mungesës së financave, kanë kumtuar nga kompania Montefarm.

Theksohet se mjetet nga rebalanci i buxhetit, të miratuar me 28 shtator, as sot e kësaj dite nuk janë në dispozicion të Montefarm dhe se vetëm pas marrjes së tyre do të shpallet tenderi në pajtim me ligjin për prokurimet publike. Ata kanë theksuar se ilaçet janë shumë të shtrenjta dhe se një pjesë e madhe e tyre nuk janë në listën bazë të medikamenteve dhe ato blihen, në veçanti, vetëm atëherë kur të sigurohet dokumentacioni i rregulluar me ligj si dhe mjetet e domosdoshme.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio