Kulturë Më shumë

Ekspozita “Shtëpitë tradicionale turke dhe konaqet” (video)

Prej tvteuta22:28, 18 Mars 2015

Në organizim të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Podgoricë, mbreme ne qendren per  culture u  hap ekspozita e piktorit akademik turk Xhemal Akjildiz.
Ekspozita  “Shtëpitë tradicionale turke dhe konaqet” solli ne Ulqin  52 punime të cilat i kalon përmasat në shtetin turk e që me sukses ka ekspozuar në shume qendra të njohura boterore.
Sipas kritikëve në gravurat e këtij artisti dominon e kaluara , motivet historike, bujtinat në regjionin e Detit të Zi , viset e Anadollit të bukur , krahas kësaj, ai hulumton historinë e tyre dhe i sjell në gravurat e tij. Ekspozita do te jete e hapur deri me 4 prill.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio