Sociale Më shumë

Ekipi njësive speciale hyn në Portin e Tivarit: Kërkojnë prova për miliona kontrabandë cigaresh

Prej tvteuta09:54, 15 Qershor 2021

Sipas  gazetës “Vijesti”, ata po krehin dokumentacionin e kompanive që merren me importin e llojeve të ndryshme të mallrave, por edhe magazinën doganore në zonën e lirë të Portit të Tivarit.

Specialistët e Sektorit për Luftën kundër Krimit sapo kanë hyrë në Portin e Tivarit, ku po kërkojnë prova për miliona kontrabandë cigaresh.

Hetimi për kontrabandën e cigareve do të jetë një nga përparësitë e Byrosë për Koordinimin Operacional,  të cilët sot do të mbajnë një mbledhje

Kontrabanda e cigareve përmes Portit të Tivarit u përmend kohët e fundit nga udhëheqësi i Lëvizjes për Ndryshime, Nebojsha Medojeviq.

Në fund të majit, ai pretendoi se 80 deri në 100 kontejnerë cigaresh kontrabandë u larguan nga depoja e doganave në zonën e lirë të Tivarit  për 15 ditë.

“Kam marrë informacion që në të kaluarën, shumëzojeni atë me 250 mijë, pra 25, 26 milion euro fitim.”

Medojeviq tha se ai kishte një dyshim të bazuar se një grup i afërt me kryeministrin Zdravko Krivokapiq kishte hyrë në biznes, por ai nuk paraqiti prova.

Kreu i Partisë Popullore Demokratike   dhe  kryetari Këshillit  për Siguri dhe Mbrojtje, Millan Knezheviq  më herët ka thënë  se deri më tani kishte vetëm dy klane në Malin e Zi që trafikonin cigare – klani  “Grand” dhe  i “Mojkovcit”.

“Për momentin, ka vetëm një klan nga ‘Grand’, sepse i  ‘Mojkovcit  u shkatërrua nga kryeprokurori special Milivoje Katniq, i cili ka marrëdhënie shumë të ngushta me njerëzit nga ‘Grand’.

 

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio