Opinion Më shumë

Dy libra për një temë

Prej tvteuta14:08, 7 Janar 2015

Në fokus

Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë dhe Shoqata “Gjon Buzuku” nga Ulqini kane promovuar të shtunën që lëmë pas, librin “KRAJA ME VEÇANTI SHESTANASE” e kanë përuaruar në dy qytete fqinje, Shkodër e Ulqin. Siç u tha botimin e përmbledhjes së kumtesave nga Konferenca ndërkombëtare shkencore e mbajtur në Ulqin më 2011,e ka përkrahur financiarisht Komuna e Ulqinit.

Redaktuar nga Prof. Dr. Sim Dobreci Redaktuar nga Dr. Adrian Marashi

Në promovimin e këtij libri në Ulqin ishin të pranishëm studiues nga Tirana, Shkodra dhe Ulqini,si dhe qytetarë nga Ulqini,Malësia. Mbi librin folën përfaqësues të Qendrës albanalogjike të Tiranës, Shkodrës dhe Ulqinit, të cilët, siç u tha kanë punuar në koncipimin dhe mbarështrimin e materialeve,përkatësisht kumtesave të paraqitura në Seminarin ndërkombëtar të vitit 2011 të mbajtur në Ulqin.Fillimisht, kryetari I Shoqatës “Don Gjon Buzuku”, Zef Llukiqi veçoi rëndësinë botimit të kësaj përmbledhjeje të kumtesave “KRAJA ME VETI SHESTANASE NË RRJEDHAT E SHEKUJVE”,

Ndërkaq, drejtori I Qendrës albanalogjike nga Tirana Ardian Marashi,tha se studiuesit fillimisht  janë takuar me vështirësitë e eksplorimit në terren, por ekspedita e përkushtuar ka sjellë këtë libër me vlerë shumëdimensionale.Oratorët apostrofuan vlerat e posaçme që kanë gjetur në terren në temen bosht “KRAJA ME VEÇANTI SHESTANASE NË RRJEDHAT E SHEKUJVE”.Ndër të tjera, linte përshtypje se shumëçka që e karakterizon thesarin etnokulturor të Krajës, përkatësisht Shestanin, dukej I pakondenzuar mire.

Shembull konkret  është oaza që jeton sot e kësaj dite në periferi të qytetit të Zarës në Dalmaci të Kroacisë.Dihet mirëfilli se,siç e pohojnë vetë,janë shpërngulur nga trevat e Nënrumisë të Shqipërisë së Turqisë, dhe veten e quajnë arbanas ose ARBNESH, jo arbresh, sepse arbëreshët jetojnë në Itali.

Po të njajtën ditë,pra përurimi I këtij libri u bë edhe në Bibliotekën “Marin Barleti” në Shkodër, e organizuar nga  Qendra e studimeve albanalogjike dhe Shoqata “Dom Gjon Buzuku”. Përkujtojmë se muaj më parë në Ulqin u bë promovimi i librit “Kraja me vecantit Shestanase ne rrjedhen e shekujve” me redaktor Prof.Dr.Sim Dobreci.Ky promovim atëherë qe bojkotuar nga kryesia e Shoqatës “Don Gjon Buzuku” dhe nga drejtuesit e Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë, me arsyetimin se në këtë libër nuk u botuan të gjitha punimet e konferences shkencore të mbajtur në Ulqin.Sidoqoftë,duhet vlerësuar një fakt tjetër, se në Krajë dhe pjesën e saj perëndimore. Shestan, është bërë ekspedita e pare shkencore e këtij formati me  studiuesit shqiptarë, edhe kanë zbardhur  vlerat etnografike, dialoektologjike,historike,kulturore,folklorike, arsimore, fetare etj. Shërbejnë për të eksploruar edhe më shumë në të ardhmen sepse fjala është për një ambient me trashëgimi etnokulturore ende të panjohur saduhet  nga opinioni kulturo- shkencor jo vetëm shqiptar.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio