Dukaj: Ne duam të kontribuojmë aktivisht në sigurinë kolektive

Prej tvteuta12:16, 24 Tetor 2024

Mali i Zi, me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, dëshiron të kontribuojë aktivisht në sigurinë kolektive si një anëtar i plotë i NATO-s, dhe për këtë arsye prioriteti ynë është forcimi i përhershëm i kapaciteteve të personelit përmes trajnimit të punonjësve në CIRT Qeveritare dhe Agjencinë e ardhshme të Sigurisë Kibernetike, tha ministri i Administratës Publike Marash Dukaj.

Gjatë qëndrimit të tij në Uashington, në temën e dialogut ekonomik SHBA-Mali i Zi, Dukaj dhe Drejtori i Përgjithshëm për Infrastrukturën dhe Sigurinë e Informacionit, Dixhitalizimin dhe Shërbimet Elektronike Dushan Polloviq u takuan me përfaqësues të Agjencisë Amerikane të Sigurisë Kibernetike (CISA) dhe Byroja e Hapësirës Kibernetike dhe Politikave Dixhitale (CDP).

“Në takim të dyja palët u shprehën të kënaqur me cilësinë e bashkëpunimit të deritanishëm dhe u diskutuan mënyrat e zgjerimit të bashkëpunimit. Ministri Dukaj i njoftoi bashkëbiseduesit për rezultatet e punës dhe progresin e Malit të Zi në forcimin e qëndrueshmërisë kibernetike dhe veçanërisht falënderoi bashkëbiseduesit për bashkëpunimin e deritanishëm”, njofton Ministria e Administratës Publike.

Ata thonë se theksi i veçantë i takimit ka qenë vendosja e një shkëmbimi të ndërsjellë të informacionit për kërcënimet dhe se janë rënë dakord për hapa të mëtejshëm në këtë drejtim.

Ministria tha se Dukaj ka marrë garanci se modalitete të ndryshme trajnimi për përfaqësuesit malazezë do të zbatohen përmes programeve të ndryshme të Departamentit të Shtetit.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio