Aktuale Më shumë

Dukaj: I kemi të qarta qëllimet strategjike. Ministria ka ekip të shkëlqyer

Prej tvteuta16:03, 29 Tetor 2022

Ministria e Administratës Publike i ka të përcaktuara qartë qëllimet strategjike, si dhe është e përbërë nga një ekip i shkëlqyer i ekspertëve që janë të aftë për të zbatuar të gjitha reformat, njoftoi ministri përkatës Marash Dukaj, duke shtuar se është i bindur se qëllimet e përcaktuara mund dhe duhet të arrihen.

Dukaj, në tekstin autorial me rastin e 29 tetorit, Ditës Ndërkombëtare të Internetit, tha se kjo datë është një mundësi për të rishikuar gjithçka që është arritur në Mal të Zi në fushën e ndërtimit të infrastrukturës së teknologjisë informative, digjitalizimit dhe shërbimeve elektronike, por edhe planet e ardhshme. Ai kujtoi se më 31 mars 2014, në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), Mali i Zi hapi Kapitullin 10 – Shoqëria e Informacionit dhe Media.

Sipas Dukajt, fakti që ky kapitull i negociatave është hapur në një fazë kaq të hershme tregon se Mali i Zi ka arritur disa standarde edhe para fillimit të negociatave. “Dixhitalizimi i të gjitha segmenteve të shoqërisë nuk është më vetëm çështje vendimi, por edhe kusht i rëndësishëm për progres, i cili ndryshon mënyrën se si qytetarët punojnë dhe kryejnë detyrat e përditshme”, tha ndër të tjera Dukaj.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio