Drejtoria e Inspeksioneve: Deri tani pa raste të falsifikimit të certifikatave Covid
Prej tvteuta09:25, 2 Nëntor 2021
Deri më tani, asnjë rast i certifikatave të rreme Covid nuk është regjistruar në Mal të Zi, thonë nga Drejtoria e Inspeksioneve (UIP). “Deri më tani nuk kemi hasur në certifikata false, e as nuk janë raportuar në Drejtorinë e Inspeksioneve raste të lëshimit të vërtetimeve false. Vërtetimet kontrollohen duke skanuar kodin dhe nëse nuk kalon kontrollohet institucioni që e ka lëshuar kodin për të parë nëse është në bazën e të dhënave.” , thonë nga ky institucion. Ministria e Shëndetësisë ka paraqitur një kallëzim në Drejtorinë e Policisë në shtator për dyshimin e falsifikimit të certifikatave të vaksinimit dhe ka dhënë shembuj konkretë. Nga kjo ministri kanë njoftuar se deri tani një nëntëmbëdhjetë vjeçar nga Herceg Novi është ndjekur penalisht për posedim të falsifikuar të certifikatës së vaksinimit. Kallëzim është bërë edhe për shkak të dyshimit se janë falsifikuar testet PCR , bazuar në raporte anonime nga qytetarët.