Donacion nga Kroacia – Arrijnë 10.000 doza të vaksinës Astra Zeneca
Prej tvteuta18:38, 11 Qershor 2021
Sot, Ministrja e Shëndetësisë, Dr. Jelena Boroviniq Bojoviq, pranoi një donacion prej 10,000 dozash të vaksinës AstraZenek dhuruar nga Republika e Kroacisë për vendin tonë. Donacioni u dorëzua nga i ngarkuari me punë i përkohshëm i Ambasadës së Republikës së Kroacisë në Mal të Zi, Tomislav Pavkoviq.
Ministrja Boroviniq Bojoviq falënderoi udhëheqjen e shtetit kroat dhe të gjithë qytetarët kroatë për donacionin e vlefshëm, i cili, siç tha ajo, vjen në një periudhë të vështirë të pandemisë, por që do të ndihmojë shumë procesin e vaksinimit masiv në vendin tonë. Ajo shtoi se duhet ende kujdes dhe u bëri thirrje qytetarëve të përmes vaksinimit masiv të tregojnë një qëndrim të përgjegjshëm ndaj vetes së tyre, shëndetit të të dashurve të tyre, si dhe gjithë komunitetit në përgjithësi.