Aktuale Më shumë

Deputeti shqiptar citon vargjet e himnit kombëtar në parlamentin e Serbisë

Prej tvteuta18:39, 24 Nëntor 2021

Kryetari i grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak” në Serbi, deputeti Shaip Kamberi, gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Serbisë ka cituar disa vargje të himnit kombëtar shqiptar, ndërsa ka folur për pamundësinë e shqiptarëve për të përdorur simbolet kombëtare në Serbi.

“Pyetja ime sot i dedikohet Kryeministres së Republikës së Serbisë dhe është: Kur do të krijohen kushtet për përdorim të lirshëm, publik dhe zyrtar të simbolit kombëtar Shqiptar”, u shpreh ai në Kuvend.

Kamberi po ashtu theksoi se Serbia vazhdon të mbetet vendi i vetëm në rajon, i cili me ligj u pamundëson pakicave nacionale që të përdorin lirshëm simbolet e tyre “nëse janë identike me simbolet e shteteve tjera”.

Ai theksoi se si grup parlamentar do të vazhdojnë angazhimin për përdorimin e lirshëm publik të simboleve kombëtare, duke thënë se kështu “obligon edhe vetë himni kombëtar”.

“Ne as nuk do të dorëzohemi as nuk do të nënshtrohemi. Në fund të fundit angazhimin tonë të pandalshëm për identitetet dhe simbolet na obligojnë edhe rreshtat e himnit tonë:

Se Zoti vetë e tha me gojë / Që kombe shuhen përmbi dhe,

Po Shqipëria do të rrojë; / Për të, për të luftojmë ne”,  tha Kamberi në Parlamentin e Serbisë.

 

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio