COVID-19: 622 raste të reja, 7 në Ulqin
Prej tvteuta17:02, 3 Nëntor 2021
Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 622 raste të reja me Covid-19, dhe 6 viktima nga kjo sëmundje, nga mosha 15 deri në atë 90 vjeçare. Numri më i lartë i të infektuarve u regjistrua në Podgoricë 259, Nikshiq 120, Tivar 33, ndërsa në Ulqin u regjistruan 7 raste. Gjatë kësaj kohe u shëruan 440 të infektuar. Numri total i rasteve aktive është 4741, nga të cilët 61 në komunën e Ulqinit.