COVID-19: 3 humbje jetësh, 529 raste të reja
Prej tvteuta16:17, 31 Tetor 2021
Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 529 raste të reja me Covid-19, dhe 3 viktima nga kjo sëmundje, nga mosha 60 deri në atë 71 vjeçare. Numri më i lartë i të infektuarve u regjistrua në Podgoricë 238, Nikshiq 111, Tivar 35, Budva 31, ndërsa në Ulqin u regjistruan 7 raste. Gjatë kësaj kohe u shëruan 429 të infektuar. Numri total i rasteve aktive është 4568, nga të cilët 62 në komunën e Ulqinit.