Covid 19: 13 raste të reja, asnjë në Ulqin
Prej tvteuta18:26, 16 Qershor 2021
Nga dita e djeshme në Mal të Zi u kryen 1321 analiza për Covid 19, nga të cilat 13 rezultuan pozitive, njoftohet nga ISHP. Gjatë kësaj kohe u regjistrua një vitkimë e moshës 70 vjeçare nga qyteti i Plevlës. Numri më i lartë i rasteve të reja u regjistrua në Podgoricë, 5 raste, 3 u regjistruan në Tivar, kurse në Ulqin asnjë rast i ri. Gjatë kësaj kohe u shëruan 38 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 380, nga të cilët 1 në komunën e Ulqinit.