Çdo i pesti dhurues i gjakut është nën moshën 30 vjeç
Prej tvteuta17:24, 13 Qershor 2021
Përqindja e dhurimit të gjakut në vitin e kaluar ishte më e ulët për 0.3 përqind, por gjaku nuk ka munguar sepse janë kryer vetëm operacionet emergjente, kanë bërë të ditur për portalin e RTMZ nga Instituti i Transfuzionit të Gjakut në Mal të Zi. Çdo një në pesë dhurues vullnetarë është i moshës midis 18 dhe 30 vjeç, ndërsa Instituti përpiqet që përmes edukimeve dhe sensibilizimit për të shpëtuar jetë të ndryshoj këtë fakt me qellim që të rinjtë të dhurojnë më shumë gjak. Përqindja e dhurimit të gjakut në territorin e Malit të Zi ishte 2.8 përqind në fund të vitit të kaluar, ndërsa rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është katër deri në pesë përqind. Problemi kryesor me furnizimin me gjak është numri i pamjaftueshëm i dhuruesve vullnetarë.Shefja e Shërbimit të Grumbullimit, Nela Erakoviq, thotë se të rinjtë më së shpeshti kujtojnë të dhurojnë gjak kur më të afërmit e tyre janë në rrezik ose kur ka thirrje urgjente. Mënyra e vetme për të gjetur këtë ilaç është dhurimi i gjakut nga një përson për tjetrin. Situata urgjente kërkon që ne të përgatisim gjak këtu në Institut për rreth 15 minuta, prandaj kemi nevojë për rezerva , shprehen nga Instituti.