Sporti Më shumë

Bota e futbollit reagon pas vdekjes së Berlusconit

Prej tvteuta14:18, 12 Qershor 2023

Bota e futbollit ka reaguar pas vdekjes së Silvio Berlusconit, duke filluar nga skuadra e Milanit dhe Monzas. Ish-kryeministri i Italisë vdiq të hënën në moshën 86-vjeçare, në spitalin “San Raffaele” të Milanos.

Ai u shtrua të premten e shkuar në spital për shkak të gjendjes së rënduar, ndërsa thuhet se pas disa ditëve nën kujdesin intensiv, Berlusconi vdiq nga pneumonia që thuhet se ishte si rezultat i leukemisë. Berluscosi ishte president i skuadrës së Monzas prej vitit 2018, ekip që edicionin e fundit siguroi mbetjen në Serie A.

Para Monzas, Berlusconi ishte në krye të Milanit dhe presidenti më i suksesshëm në histori të këtij klubi, i cili nën udhëheqjen e tij fitoi 29 trofe për 31 vjet.

Milani dhe Monza kanë kujtuar Berlusconin, ndërsa reagime ka pasur edhe nga klubet tjera të futbollitm përfshirë këtu personalitete, trajnerë dhe lojtarë.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio