Bosnja turpërohet, pëson 2:0 nga Luksemburgu
Prej tvteuta14:40, 21 Qershor 2023
Bosnjë-Hercegovina ka befasuar për të keq të martën mbrëma. Është mposhtur 2:0 në shtëpi nga Luksemburgu në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Yvandro Borges Sanches në minutën e katërt dhe Danel Sinani në minutën e 74-t shënuan golat për Luksemburgun.
Bosnja ka humbur penallti në pjesën e dytë dhe në fund mbeti pa pikë.
Portugalia udhëheq me 12 pikë, ndërsa Sllovakia i ka dhjetë.