Boroviniq Bojoviq nga sot në Francë
Prej tvteuta09:56, 8 Qershor 2021
Ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq nga sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Francë.Ministria e Shëndetësisë njoftoi se Bojoviq në Francë do të flasë me kolegun e saj Olivier Veran.
Qëllimi i bisedimeve, siç thanë ata, është një marrëveshje mbi bashkëpunimin e mundshëm dhe mundësinë e trajnimit profesional të mjekëve malazezë në qendrat prestigjioze franceze.