Sporti Më shumë

Boks, boksieri australian mbron titullin e botës me nokaut impresiv në rund të parë

Prej tvteuta19:36, 19 Qershor 2023

Boksieri australian Tim Tszyu ka mbrojtur titullin e përkohshëm të botës në kategorinë supervelter në versionin WBO të dielën, duke e nokautuar meksikanin Carlos Ocampo qysh në rund të parë.

Tszyu 28-vjeçar e mbyllu duelin pas vetëm 1:17 minutave.

Ai e rrëzoi dy herë Ocampon.

Për Tszyun, që është i biri i boksierit legjendar Kostya Tszyu, është fitorja e 23-të në boksin profesionist nga po aq meçe. 17 prej tyre i ka me nokaut.

Meksikani Ocampo ka pësuar humbjen e tretë në karrierë, karshi 35 fitoreve.

 

 

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio