BKA DHE “TRADITA” KUNDER PERCARJES
Prej tvteuta23:29, 18 Janar 2015
KUMTESË PËR OPINION SH.A. “TRADITA”
Kush është SHA. “Tradita”?
SHA. “Tradita” është shoqëri artistike e formuar në kuadër të Biznis Klub Ana Malit, për të ruajtur dhe kultivuar vlerat kulturore, artistike, pikërisht të zonës së Anës së Malit. SHA. “ Tradita” ka kryesinë e vet prej formimit të saj, tash 2 vite, me një grup njërëzve dashamirës të artit për ruatjen e kulturës tonë. Traditen, ku secili me kontributin e vet vullnetar ndihmon , shprehe mendime dhe besoj së punojnë si një trup i pandashëm, e i palodhur që i bashkon dashuria për vendin, për ruatjen e vlerave që kemi trashiguar nga brezat tonë dhe do ti trashigojmë edhe ne. Përpos kryetarit te ShA “Traditës”, z. Selatin Gjeloshi, anëtaret tjerë të kryesisë janë anëtare të ish grupeve të shoqërive kulturore artistike të mëparshme që kanë kontribuar në këtët vend, ku besoj dhe është parë e arsyshme të bashkohemi si një trup i vetem. Anëtaret e kryesisë janë nga shoqëritë e vjetra që kanë kontribuar me kontributet e tyre në këtë zonë siç: “Buna”, “Lipoja”, dhe “Zgjimi”. Sot në SHA “Traditë” përmban 22 valltarë të rinj, ku jemi të hapur edhe për anëtarësime të reja, si dhe për ideologji e mendime të reja se si ta ruajmë traditën dhe të prazantojmë sa më bukur.
SHA “Tradita” bashkëpunim të mirë dhe përkrahje çdo herë për 2 vite formin kemi pasur mbeshtetje dhe do të kemi mbeshtetje të plotë nga Ansambli Kombëtar i Këngeve dhe Valleve “SHOTA” nga Kosova. Për një kohë të shkurtër formimi besoj se jemi prezantuar mjaft mirë dhe jashtë shtetit ku kemi marrë disa mirënjohje si në Gjilan – Kosovë, Shkodër – Shqipërisë si dhe në Nju Jork të SHBA-së.
Tradita e formuar në kuadër të BKA-së, ku anëtarët e BKA-së me dëshirë e kanë formuar për të mirmbajtur kulturën, traditën tonë japin dhe mirëmbajnë këtë shoqëri finaciarisht sipas mundesive për çdo aktivitet të shoqërisë. Mbeshtetje financiare SHA “Tradita” përpos BKA-së ka pasur edhe nga pushteti lokal si dhe nga diaspora jonë, gjegjësisht nga Shoqata Shqiptaro-Amerikane Ana Malit – Nju Jork – SHBA ku i falenderojmë të gjithë.
Prej themelimit të shoqërisë kemi qënë dhe do të jemi gjithmonë të mirëpresim të gjithë ato që kanë dëshirë të kontribojnë për artin, kulture, traditën tonë për të prazantuar sa më dënjësisht ku sot për sot jemi për ruatjen e folklorit , pse jo një të ardhme me njërëz të vullnetit të mirë e të lirë të zgjerojmë fushën e artit që ka dhe mund të kontribonë kjo zonë.
Ku ne si Traditë apelojmë të gjithjë tek ato njerëz të rinj apo të moçëm, pa dallim moshe, krahine, gjinie janë të mirëpritur të shpalosin idetë e tyre dhe jenë pjesë e traditës dhe pse jo , me mundesitë që kryesia jonë të zgjerohet me anëtarë të rinj.
Kohëve të fundit është hapur lajmi mbi formimin e një shoqërie të re nga një grup iniciues për themelimin e saj për këtë zonë, ku dhe kanë marrur mbështetjen e kryetarit të komunës z. Fatmir Gjeka, për iniciativen e tyre për themelimin e shoqërisë së re të ashtuquajtur “ANAMALIT”. Siç e dimë, për një kohë të gjatë në Anë të Malit nuk ka pasur organizime për tu bashkuar dhe për të formuar një shoqëri të re deri në formimin e Traditës.
Pëersëri e theksojmë se ne si SHA “Tradita” nuk jemi dakort dhe nuk do të jemi për formimin edhe të një shoqërie kulturore artistiketë re anamalese, jo për për konkurencë apo sipas iniciativës së tyre që të afirmohet sa më mirë, ku besoj që të mos behemi gazi i botës, një treve kaq e vogë siç është Ana Malit të përçahemi në grupacione të ndryshme ku besoj se të gjithë e kemi një qëllim, për të mblidhemi si një trup i vetem e të kontribojmë e të punojmë së bashku e ti lëmë apetitet përsonale.
Edhe njëherit Ju ftojmë si dhe grupin inicues për formimin e shoqërisë së re dhe të gjithë të tjerët dashamirës të artit, kulturës të mblidhemi dhe kontribojmë të SH “Tradita”, se kjo besoj se është në rrugë të mbarë dhe mbeshtetja jonë dhe e Juaja do ti rrisë vlerat e saja, por njiherit i ftojmë dhe të rinjtë që kanë dëshirë të anëtarësohen të vijnë tek SHA “Tradita”.!
Ju faleminderit dhe respkt!
Kryetari i SHA “TRADITA” Kryetari i BKA-së
Selatin Gjeloshi Kabil Kurti