Behadini: Zyrtarët refuzojnë që në spitalin modular ka pasur edhe familjar të pacientëve të shtrirë (VIDEO)
Prej tvteuta12:26, 15 Shtator 2021
Edhe pas një javë nga tragjedinë në Tetovë ende nuk dihet shkaku i shpërthimit të zjarrit në spitalin modular. Në mesin e 14 personave që humbën jetën ishin dhe dy familjar të pacientëve të cilët janë gjendur në ato momente aty, një gjë e ndaluar me rregulloren e spitalit, thotë për Tv Teuta Rita Behadini, gazetare dhe aktiviste.
“Zyrtarët refuzojnë që në spitalin modular ka pasur edhe familjar të pacientëve të shtrirë, për shkak të mungesës së stafit çdo pacient që ka qenë i vendosur aty ka pasur edhe shoqëruesin në mënyrë që tu dalin në ndihmë”, shton Behadini. Ajo gjithashtu thekson që shumë familjarë janë të revoltuar me deklarata të këtilla dhe dëshirojnë që ta zbardhin deri në fund të vërtetën.