Bakiq: OBSH nuk shpalli fundin e pandemisë, por gjendjen e jashtëzakonshme që u vendos për shkak të Covid-it
Prej tvteuta08:36, 9 Maj 2023
Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk e shpalli fundin e pandemisë, por në komision u mor vendim për t’i dhënë fund situatës emergjente të krijuar për shkak të Covid-it, tha specialisti epidemiolog në Institutin e Shëndetit Publik, Marijan Bakiq.
Ai theksoi se mund të themi se virusi ka mutuar ose se jemi përshtatur me të – që të mos prekë më masat si në fillim të pandemisë.
“Ai prek më të rrezikuarit, dhe ai grup përfshin të moshuarit, ata me sëmundje të veshkave dhe njerëzit me imunitet të dobësuar”, shtoi Bakiq.
Ai tha se ende nuk duhet të themi se Covid-i është bërë një sëmundje rutinë, por shtoi se po shkojmë drejt kësaj.