Aktuale Më shumë

Bajraktari: Kemi biseduar edhe me UDSH-në, por  ata kanë pasur prioritete tjera

Prej tvteuta13:30, 18 Qershor 2022

Gjatë një interviste për gazetën e përditshme “Vijesti”, kryetari i Komunës së Ulqinit  Omer Bajraktari I pyetur se a kanë zhvilluar negociata për formimin e pushtetit  me DPS-në dhe UDSH-në,  ai tha se ata nuk kanë biseduar  me  DPS-në, por kanë biseduar me UDSH-në.

“ Kemi pasur dëshirë që edhe ata të jenë në koalicion me neve për të udhëhequr pushtetin lokal, por ata kanë pasur prioritete tjera”, theksoi Bajraktari.

I  pyetur se a do ti ofronin Demokratëve hyrjen në pushtet sikur koalicioni “Fillim i ri” të kishte pasur  15 mandate, ai tha se me Demokratët janë në koalicion edhe në disa komuna tjera, e pse të mos jetë edhe në Ulqin.

Kur është në pyetje vendimi për formimin e koalicionit me Forcën, se a ishin dakord edhe partitë tjera  nga blloku i tyre, për shkak të animoziteteve personale të disa funksionerëve partiak, Bajraktari  tha se kur janë në pyetje interesat e Ulqinit, nuk ka më as vend as hapësirë për animozitete, interesa dhe kërkesa personale.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio