Sociale Më shumë

Asllani për vonesën në emërimin e drejtërove të rinj: Nuk ka probleme në funksionimin e rregullt të shkollave

Prej tvteuta17:13, 25 Qershor 2021

Spekullimet në media ditët e fundit se mos emërimi i drejtorëve të rinj në disa shkolla të vendit ka krijuar probleme në funksionimin e tyre, mund të mos jetë i vërtetë, të paktën jo në masën në të cilën pretendohet. Drejtori i shkollës fillore, Marko Nuculloviq në Shtoj, Dul Asllani, tha për TV Teuta se ligji në këtë drejtim është mjaft i qartë dhe se drejtorët mbesin në detyrë deri në një njoftim nga ministria përkatëse për pushimin e angazhimit.

Në disa media u përcollen informacione se boshlleku u krijuar ka pamundësuar edhe nënshkrimin e dëftesave për nxësnësit, diçka që sipas drejtori Asllani nuk përshtatet me gjendjen e vërtetë.

Në disa shkolla të komunës së Ulqinit pas konkurseve të shpallura  në proces është zgjedhja e drejtorëve të rinj. Së shpejti do të mësohen emrat që do të drejtojnë shkollat fillore Mareshali Tito dhe Marko Nuculloviq, kurse për atë “Boshko Strugar” edhe pse duhej të ishte shpallur konkursi, nga burime të TV Teuta konfirmohet se diçka e tillë akoma nuk ka ndodhur.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio