Arrestohet zyrtari i policisë së Biello Poles
Prej tvteuta17:28, 29 Mars 2023
Edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar aksioni i ndalimit të zyrtarëve policor të cilët dyshohen për lidhje me klanet kriminale. Me urdhër të Prokurorisë Speciale sot u arrestua Dragan Kojoviq, oficer i analizës së inteligjencës kriminale të Drejtorisë së Policisë në Bijelo Polje. Kojoviq është një oficer me përvojë i policisë kufitare, dikur ka qenë komandant i departamentit të sigurisë në Mojkovac, dhe së fundmi në sektorin kundër krimit. Sipas informacioneve jozyrtare të “Vijesti”, ai dyshohet se është bërë anëtar i organizatës kriminale të formuar nga Dragan Jekniq, Zlatibor Vrhovac, Benjamin Ljaçeviq dhe Gjorgjije Gojaçanin. Në të njëjtin operacion janë arrestuar edhe Marko Gutiq dhe Dejan Pavlovi”. Ata u vunë në pranga nga pjesëtarët e Departamentit të Policisë Speciale (PSP), pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale të krijimit të organizatës kriminale. Aksioni është kryer mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm, ka thënë për “Vijesta” prokurori special i shtetit dhe zëdhënësi i PSSH-së, Vukas Radonjiq.