Arrestohen dy persona për shkak se kanë..
Prej tvteuta14:56, 29 Maj 2021
Policia e Tivarit arrestoi dy persona, të dyshuar për, siç thonë ata, vjedhje të rëndë në kishën e Shën Gjon Vladimirit në Tivar. Poashtu është zbardhur edhe rasti i vjedhjes së rëndë të kryer në Kishën e Trinisë së Shenjtë në Virpazar.
Të dyshuarit janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët dyshohen se kanë vjedhur rreth 1,500 euro, një numër të madh zinxhirësh argjendi dhe varëse, dy kurora martese…
Policia tek këta persona gjeti rreth 15,000 euro.
“Policia arrestoi T.P. (40) dhe V.G. (38), shtetas të Republikës së Maqedonisë Veriore, në orët e para të mëngjesit së sotëm nën dyshimin për kryerjen e dy veprave penale të vjedhjes së rëndë”, tha Departamenti i Policisë. Ato dyshohen se kanë kryer vepër penale në dëm të Katedrales së Shën Gjon Vladimirit natën midis 22 dhe 23 maj, në mënyrë që T.P. theu derën e Tempullit nga ku ai dhe V.G. vodhi rreth 1,500 euro, një numër zinxhirësh argjendi dhe varëse, dy kurora për dasma,tablet etj.