Arijan Murati: Cilat klube finansohen nga Komuna e Ulqinit?
Prej tvteuta13:26, 1 Mars 2015
Kryetari I klubit te Këshilltareve te Forcës Arijan Murati, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Komisionit për ekonomi dhe financa pranë Këshillit Kombëtar, ka kërkuar informacione analitike dhe ne menyre te posacme per secilin rast nga Komuna e Ulqinit në lidhje me pagesat që Komuna u ka bërë klubeve sportive në Ulqin dhe jashtë tij gjate vitit 2014 e deri sot.
Me heret TV Teuta sipas burimeve te informuara mire, ka mesuar se kryetari i Komunes Fatmir Gjeka, krahas krizes financiare ne te cilen gjendet Komuna e Ulqinit dhe krahas mosperkrahjes se Klubeve sportive te Ulqinit, ai financon klube nga Podgorica.