Sociale Më shumë

Ambulanca turistike hapet në Shtëpinë e Shëndetit, më 1 korrik,dhe në Shtoj. PCR testet për turist pa të holla, me posedim të taksës turistike

Prej tvteuta12:16, 15 Qershor 2021

Drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin Sadije Hollaj situatën epidemiologjike në Komunën e Ulqinit e vlerësoj të mirë, aktualisht në Komunën e Ulqinit kemi vetëm 2 raste aktive.

 

Sa i përket imunizimit të popullatës Hollaj u shpreh se çdo gjë është duke u zhvilluar në përputhje me planin, edhe pse kohën e fundit vërehet një rënie e interesimit të popullatës për tu vaksinuar. Shtëpia e Shëndetit posedon dy vaksina “Sinofarm” dhe “Astra Zeneca”, ndërsa posedojnë edhe një numër të kufizuar të vaksinave “Fajzer “të cilat mund të merren me rekomandimet e mjekut ë zgjedhur në Tivar.

Sa i përket sezonit turistik Shtëpia e Shëndetit starton e përgatitur, si nga ana teknike ashtu edhe kadrovike. Ambulanca turistike tash më ka filluar punën në hapësirat e institucionit në fjalë, ndërsa ambulanca në Shtoj do të fillojë me punë nga data 1 korrik  ,duke punuar në dy turne.

 

Të gjithë turistët që do të frekuentojnë qytetin tonë dhe të cilëve për të hyrë në shtetin nga vijnë ju duhet PCR testi, do të kenë mundësi të testohen pa pagesë, por duhet medoemos të posedojnë vërtetimin për pagesën e taksës turistike dhe të paraqiten 72 orë para se të udhëtojnë, u shpreh Dr. Sadije Hollaj.

 

 

H.Nelaj

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio