Aktuale Më shumë

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Dr. Martin Berishaj organizoi takimin “Dyert e hapura të Ambasadës”

Prej tvteuta18:50, 17 Janar 2022

BASHKËBISEDIM ME BASHKATDHETARË NË KROACI

Një numër i madh i shqiptarëve të Kosovës që jetojnë në Kroaci, të organizuar në Unionin Shqiptar, bashkësi dhe shoqata kulturore si dhe prijësit shpirtëror të komunitetit shqiptarë, sot vizituan Ambasadën e Republikës së Kosovës në Zagreb në kuadër të projektit “Dyert e hapura të Ambasadës”, me ç’rast, ambasadori Dr. Martin Berishaj u dëshiroi mirëseardhje në shtëpinë e tyre të përbashkët.

Bashkatdhetarët shqiptarë përkujtuan me një minut heshtje ditën e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, si dhe për bijtë e Kosovës që dyzet vite më parë ranë nga dora tinzare e regjimit jugosllav, vellëzërit Gervalla dhe Kadri Zekën, që ranë për të mos vdekur kurrë!

Nga fjala e rastit të Ambasadorit Dr. Berishaj veçojmë:
”Më lejoni që sot t”i përkujtojmë pjestarët e komunitetit shqiptarë që sot nuk janë më me ne, e që lanë gjurmë të pashlyera: si Gjeneral Tom Berishaj, Prof. Dr. Zef Mirdita, Gjeneral Ramiz Abdyli, Prof. Dr, Aleksandër Stipčević, heronjtë e kombit Fehmi Lladrovci, Bekim Berisha – Abeja, Xhelal Hajda – Toni, Agim Ramadani e shumë të tjerë, duke mos harruar edhe veprimtarë të tjerë të komunitetit sikurse, Dr. Muharem Nexhipi, Myzafer Rexhepi, Pashko Kabashi, Mikel Kuzhnini.

”Posaçërisht Ambasadori Dr. Berishaj theksoi rolin e madh të intelegjencës kroate të shekullit XIX sikurse ishin fra Gerga Martić dhe Silvie Strahimir Kranjčević që ndikuan në mbarësimin e idesë kombëtare shqiptare tek At Gjergj Fishta, At Shtjefën Gjeçovi si dhe rolin e madh që kishte shkencëtari i madh kroat dr. Milan Šufflay. Ju si komunitet shqiptar, në ditët më të lavdijshme të kombit tonë, u rreshtuat në kahun e duhur dhe me veprimtarinë tuaj patriotike i dhatë fizionomi Shtetit të Kroacisë dhe Shtetit të Kosovës. Shteti i Kosovës, nuk i harron ato, sepse ai nuk është tjeshtë një shtet i ri, por është shtet dhe ashtu sillemi” u shpreh Berishaj.

Më tutje Ambasadori Dr.Berishaj theksoi se marrëdhënia e shtetit të Kosovës dhe Kroacisë do të mbështetet në shtylla të forta; nga ato politike, ushtarake, arsimore dhe pa dyshim në hapjen e derës së Kosovës për investime kroate dhe anasjelltas ato të Kosovës në Shtetin Kroat. Ambasadori Dr. Berishaj, në fjalën e vet shtoi se Qeveria e Kosovës, ka për synim demokratizimin e shoqërisë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Aleanca natyrore në mes dy shteteve duhet të përditësohet në shumë lëmi. Shteti Kroat ka shprehur interesim për të na mbështetur në synimet tona, në antarësim në organizata ndërkombëtare si dhe me ndikimin e vet do të ndikojë në shtetet të cilat ende nuk na kanë njohur. Për këtë jemi shumë falënderues”, theksoi Dr.Berishaj.

Të pranishmëve gjithashtu iu drejtua Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, znj. Ermina Lekaj Perlaskaj, e cila në fjalën e vet i dëshiroi mirëseardhje Ambasadorit Dr. Martin Berishaj duke i ofruar bashkëpunim të frytshëm dhe mbështetje pa rezervë në Parlamentin Kroat, ku i artikulon interesat e përbashkëta të shqiptarëve, boshnjakëve, malazezëve, sllovenëve dhe maqedonasve.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio