Sociale Më shumë

Aktivitetet e Policisë Komunale të ngjeshura, problematikë mbetet mungesa kadrovike

Prej tvteuta12:22, 28 Qershor 2021

Policia Komunale këto ditë po përballet me probleme të shumta të cilat po përsëriten nga viti në vit.

Formimi i deponive të egra, mos respektimi i orarit të  gjuajtjes së mbeturinave, Uzurpimi i trotuareve me tavolina dhe karrika, zhurmë deri në orët e vona në Bunë ,shitësit ambulant ,janë disa nga problematikat  me të cilat ballafaqohet Policia Komunale. Koordinatori i Policisë Komunale Amir Mehmeti deklaroi për Televizionin Teuta se gjatë javës së kaluar  janë ndëshkuar  4 persona të cilët nuk e kanë respektuar orarin ,dhe vendin ku mund të hedhin mbeturinat.Për një muaj sa është në funksion” merimanga “ në Komunën e Ulqinit janë konfiskuar 20 vetura të cilat kanë qenë të parkuara në vendet ku nuk është i lejuar parkimi.

Uzurpimi i vend parkingjeve me tavolina dhe karrika  vazhdon të jetë problematike sidomos para objekteve hoteliere, ku personat kanë lidhë kontratë me “Parking Servisin” për parkim të automjeteve, qytetarët po e keqpërdorojnë  shprehet Mehmeti për veprimtari të veta përfituese.. Gjer më tani kundër 11 personave është ngritur padi për kundërvajtje

Kritika të shumta vijnë nga qytetarët të cilët kanë objekte të veta në Bunë ku nuk po zbatohet  vendimi  që Buna është zonë e  mbrojtur nga  zhurma, çdo ditë ka ankesa për prishje të rendit dhe qetësisë. Mehmeti shprehet se nuk kanë mundësi të jenë prezent aq sa është nevoja, pasi këtë vit ballafaqohen edhe me një tjetër problematikë, mungesën kadrovike.

Ai shpreson se shumë shpejt do të zgjidhet ky problem pasi është hapë konkursi për fuqi të re punëtore gjatë sezonit turistik,  për tre polic komunal dhe tre inspektor.

H.Nelaj

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio