Aksidenti tragjik lë të vdekur pronarin e plazhit Pearl Beach
Prej tvteuta14:43, 19 Shtator 2024
Në një aksident të rëndë trafiku në afërsi të Novi Sadit, ka vdekur tragjikisht në një aksident të rëndë rrugor, Allmir A.
Aksidenti ka ndodhur në orën 11:00, kur vetura që ai drejtonte ka dalë nga rruga në rrethana të paqarta, mëson Sanxhak Danas.
Allmiri ka qenë në shoqërinë e një personi femër, identiteti i së cilës ende nuk është konfirmuar. Ajo u dërgua me urgjencë në spital me plagë të rënda, ku mjekët luftuan për jetën e saj, por fatkeqësisht edhe ajo iu nënshtrua plagëve.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka qenë jashtëzakonisht i rëndë, ndërsa automjeti në të cilin ndodheshin është shkatërruar plotësisht.
Burimet bëjnë me dije se autoritetet hetimore po bëjnë punën e tyre për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit.