Abazoviq: “Të mos heshtin për këtë çështje”
Prej tvteuta13:40, 4 Nëntor 2024
Deputeti dhe udhëheqësi i LQ të URA-s, Dritan Abazoviq, në seancën e Kuvendit ka kujtuar rastin e nënës së ndjerë në lindje nga Ulqini.
“Çështja është si më poshtë. Sipas asaj që u dëgjua, bëhet fjalë për një gabim vërtet drastik që ka ndodhur në spitalin e Tivarit. Unë nuk jam këtu për të akuzuar askënd, por duke qenë se rezultati ishte i tillë që gruaja u trajtua pas lindjes për dy muaj në KBC – ku të gjitha trajtimet janë bërë në mënyrë jashtëzakonisht profesionale dhe që një rast tjetër i ngjashëm ka ndodhur në të njëjtën javë dhe se një zonjë tjetër po trajtohet dhe po përpiqet të dalë nga situata e tillë, besoj se duhet të kërkojmë drejtësi dhe që Ministria të kryejë të gjitha hetimet”, ka thënë Abazoviq.
Ai u bëri thirrje autoriteteve që “të mos heshtin për këtë çështje”.