Sociale Më shumë

A.Nikaj –Do të vazhdojmë me misionin tonë për të ndihmuar familjet në nevojë

Prej tvteuta14:08, 7 Maj 2021

Fondacioni „ Dëshmia“ në krye me Astrit Nikaj po shënon aktivitete të shumta humanitare gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit duke siguruar ushqimin për iftarë  çdo natë  për 72 persona që janë në gjendje të vështirë materiale.Aktiviteti i këtij Fondacioni përfshinë Ulqinin,Anën e Malit,Krajën dhe Tivarin,shprehet kryetari i Fondacionit në fjalë Astrit Nikaj.

Nikaj u shpreh se përveç thënies “ka ra topi”, në Ulqin ekziston edhe një thënie që “Bajrami është për fëmijë”. Për t’i dhënë domethënien e plotë vlerave të Bajramit te moshat më të reja, Fondacioni “Dëshmia” ka vendosur që të gjithë fëmijëve të foshnjoreve të Qytetit, Anës së  Malit, Krajes dhe Qendres Islame ne Tivar t’i dhurojë një pako Bajrami me vlerë prej 5 euro.

Nikaj  falënderoi të gjithë donatorët dhe përkrahësit që  u bënë shkak i buzëqeshjes së fëmijëve!

Me mbështetjen financiare të shoqatës “Ulqini” me seli në Çikago kohë më parë u shpërndanë 167 pako të Ramazanit familjeve në  nevoje në Anë të Malit dhe Krajë ,si dhe u ndanë medikamente dhe vitamina.Për këtë Ramazan  u riaktivizua topi i   iftarit mbas 142 viteve heshtje, në Kala dhe në Millë.

 

H.Nelaj

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio