Mbështesim arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Sërbi, thotë shefja e UNMIK-ut në Kosovë Ziadeh
Prej tvteuta12:29, 19 Janar 2022
Caroline Ziadeh ka marrë drejtimin e zyrës së UNMIK-ut në Kosovë.
Ajo vjen nga Libani për ta mbajtur pozitën e përfaqësueses së Sekretarit të Përgjithshëm në Kosovë.
“Pres me padurim të angazhohem me autoritetet e Kosovës dhe shoqërinë civile, si dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë në Kosovë dhe rajon. Nën udhëheqjen time, UNMIK-u do të mbajë përkushtimin për të mbështetur institucionet dhe popullin e Kosovës në realizimin e një të ardhmeje më paqësore dhe prosperuese përmes promovimit të të drejtave të njeriut, ndërtimit të besimit ndërmjet komuniteteve dhe fuqizimit të agjentëve të ndryshimeve pozitive, duke përfshirë gratë dhe të rinjtë”, është shprehur ajo, transmeton Klankosova.tv.
“UNMIK-u do të mbetet i palëkundur në mbështetje ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe paqes e pajtimit afatgjatë”.