REGION/SVET Më shumë

Kosova, një hap larg BE!

Prej tvteuta09:26, 24 Dhjetor 2021

Edhe pse zgjerimi i Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor ka mbetur në vend prej vitesh, Kosova do planifikon të aplikojë zyrtarisht vitin e ardshëm për anëtarësim në union.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Albin Kurti gjatë një mbledhje kabineti bashkë me ministrat, ku krey I qeverisë radhiti sukseset e kabinetit te tij.

Sa i përket Ministrisë së Jashtme, Kurti tha se një detyrat më të rëndësishme të minstres Donika Gërvalla vitin e ardhshëm do të jetë punë për integrimin në union.

Lajmi vjen ndërkohë që Kosova ndodhet prej vitesh në pritje të libearilizimit të vizave, edhe pse kushtet e vendosutra nga BE janë plotësuar që në mandatin e fundit të qeverisë Haradinaj.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio