Forca: Memorandumi i bashkëpunimit, shpresë për të rinjtë se Mali i Zi ka të ardhme
Prej tvteuta13:20, 16 Dhjetor 2021
KUMTESË PËR MEDIA
Memorandumi i bashkëpunimit
Shpresë për të rinjtë se Mali i Zi ka të ardhme
Sot në ambientet e hotelit “CentreVille” më 15.12.2021 në Podgoricë u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet forcave politike nga liderët Dritan Abazoviq, Vlladimir Jokoviq, Ervin Ibrahimoviq, Nik Gjeloshaj, Genci Nimanbegu, Fatmir Gjeka dhe Srgjan Paviqeviq.
Shteti i Mali të Zi që po përballet me krizë politike apo krizën e legjitimitetit pasi politika është institucioni i përfaqësimit së një shoqërie ku pasqyrohen vlerat dhe interesat e saj, me krizë institucionale apo divergjencat dhe mosbashkëpunimi në mes institucioneve të Qeverisë, Kuvendit si dhe faktorëve politike, si dhe me krizë shëndetësore nga pandemia botërore, kanë minuar progresin e shoqërisë drejt objektivave integruese siç është BE.
Përparimi i shoqërisë dhe shtetit është i vënë në pikëpyetje edhe për shkak të ndarjeve të theksuara etnike, fetare dhe kombëtare, ku nënshkrimi i këtij memorandum bashkëpunimi ndërmjet forcave politike Lëvizja Qytetare URA, Partia Boshnjake, Partia Popullore Socialiste, Forumi Shqiptar (ASH – LDSH), Forca e Re Demokratike si dhe LQ Perspektiva, PD – UDSH – LDMZ, dhe Lidhja Qytetare CIVIS jep mundësi për të vendosur në binarët e zgjidhjeve krizat me të cilat përballët shteti i Malit të Zi.
Shtyllat e këtij memorandum bashkëpunimi si:
- shtylla e pajtimit, që mundëson një tranzicion të pushteteve pa revanshizëm, i cili siguron të mos ketë ndarje etnike, fetare, kombëtare dhe politike
- shtylla e ndërtimit të Malit të Zi si shtet civil, me mundësi dhe shanse të barabarta për të gjithë
- respektimi i Kushtetutës së Malit të Zi dhe përkushtimi për shtet ligjor me institucione të pavarura dhe të qëndrueshme
- shtylla e së ardhmes evropiane me rritjen e standardit jetësor, sistem arsimor të depolitizuar, sistem shëndetësor cilësore dhe politikë e jashtme brenda kursit euro-atlantik
- shtylla e zhvillimit ekonomik me shfrytëzimin e plotë të burimeve natyrore dhe njerëzore
- shtylla e mbrojtjes dhe integrimit të popujve pakicë në proceset e vendimmarrjes
- shtylla e sundimit të shtetit ligjor dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
- shtylla e Malit të Zi ekologjik, mbrojtja dhe ruajtja e ambientit të pastër jetësor.
Jetësimi dhe respektimi i këtyre shtyllave, të cilat edhe janë të ngulitura thellë në programin politik të Forcës së Re Demokratike ofrojnë rritjen e besueshmërisë për bashkëpunime të tjera, e mbi të gjitha mundësojnë arritjen e anëtarësimit të Malit të Zi në BE, për çka edhe e kemi nënshkruar këtë memorandum bashkëpunimi.
Forca e Re Demokratike