Genci Nimanbegu: Duam integrim cilësorë, pa asimilim dhe pa dëm etnik dhe demografik(video)
Prej tvteuta23:39, 15 Dhjetor 2021
Lideri I Forcës Genci Nimanbegu gjatë një interviste për TV Teuta lidhur me nënshkrimin e Memorandumit të bashkëpunimit në mes të subjekteve: Lëvizjes qytetare URA, Partisë Socialiste Popullore, Partisë Boshnjake,Forumit Shqiptare, Forcës,Levizjes qytetare “Perspektiva”, Koalicionit shqiptare “Bashke nje za” dhe CIVIS, tha se shpreson që nënshkrimi i sotëm i memorandumit do të sjellë shpresë për të rinjtë se edhe Mali i Zi ka një të ardhme.
Ai në pyetjen tonë për të komentuar rëndësinë e këtij Memorandumi, tha se kjo është një marrëveshtje të cilën e vlerësojmë si një nga mundësitë që të delet nga një lloj ngërçi politik në Mal të Zi.
“Këtu janë të futur parimet për të cilat në përgjithësi jemi dakord për disa qëndrime, që Mali i Zi duhet të lëviz drejtë Bashkimit evropian, ngërçi politik i cili është i ndodhur nuk është vetëm i të kaluarës, është edhe nga ky vit, posaçërisht nga kjo qeveria e re, por këto subjekte nga qeverisja të cilat e kanë nënshkruar këtë marrëveshtje, ato i kanë pranuar edhe parimet tona që ne duam një integrim cilësor në shoqërinë e Malit të Zi, por pa asimilim, pa lëvizje të cilat do të shkojnë në dëmin tonë etnik dhe demografik por edhe një zhvillim të barabartë me vlerat e decentralizimit. Memorandumi për bashkëpunim është vetëm një fillesë dhe unë shpresoj që kësaj lëvizje t’i bashkohen edhe subjektet tjera politike në skenën e Malit të Zi, deklaroi Nimanbegu.
Në pyetjen tonë se a mund të presim lëvizje brenda parlamentit dhe qeverisë, ndryshim të situatës aktuale apo kalim të pakicave në qeverisje, deputeti Nimanbegu u shpreh:
“Kjo marrëveshje bashkëpunimi sigurisht që në opinion hap huti se a jemi ne që jemi bashkuar shumicës aktuale apo shumica aktuale do të zhvendoset apo do të zvoglohet. Në këto momente e cilësoj që kjo është vetëm një hap drejt bashkëpunimit të subjekteve politike të cilat edhe janë edhe nuk janë brenda në kuvendin e Malit të Zi, kështuqë në të ardhmen do të shohim çka mund të prodhojë një lëvizje e tillë”, theksoi Nimanbegu.
Në pyetjen se a mund të presim zgjedhje të reja apo jo, Nimanbegu për TV Teuta deklaroi:
“Zgjedhjet e reja në nivelin e Malit të Zi janë mjaft reale dhe zgjedhjet e reja sigurisht u imponohen subjekteve politike. Në këtë moment nuk do të doja të jap parashikime pasiqë edhe ndodhitë brenda Malit të Zi të paparashikuara kanë ndodhur edhe më heret. Vlerësimi im është që subjektet e mëdha politike nuk kanë dëshirë të dalin në zgjedhje dhe nga ato mvaret sepse numri i pakicave që të votohet tërheqja e mandatit nuk është i mjaftueshëm që të provokojë zgjedhje të reja, por edhe ajo është një nga opcionet e cila mbetet në tavolinë”, përfundoi Nimanbegu.
Ilmira Lika/TV Teuta
Më shumë në linkun më poshtë: