Iniciativë për bashkëpunim mes RTMZ, TV Teuta dhe TV Boin
Prej tvteuta14:47, 15 Dhjetor 2021
Sot me iniciativën e kryetarit të Forcës së Re Demokratike dhe deputetit Genci Nimanbegu u mbajt takimi mes Radio Televizionit të Malit të Zi dhe televizioneve private me program në gjuhën shqipe TV Teuta dhe TV Boin në ambientet e Kuvendit të Malit të Zi.
Thirrja e këtij takimi nga deputeti Nimanbegu me televizionet respektive është bërë më qëllim për të rritur përmirësimin e bashkëpunimit në mës RTMZ, Tv Teuta dhe TV Boin në informimin e opinionit publik në gjuhën shqipe në mënyrë cilësore.
Kumtimi i informacionit dhe lajmit në ditën e sotme është shumë i rëndësishëm për të pasqyruar lajmin e vërtetë nga ngjarjet e ndryshme të politikës, socio-ekonomisë, arsimit dhe kulturës.
Nga takimi i sotëm i dakorduar në mës RTMZ, Tv Teuta dhe TV Boin, përshëndesim zotimin e RTMZ që të mundësojë edicionin informativ të lajmeve qendrore në gjuhën shqipe nga fillimi i vitit të ardhshëm.
Forca e Re Demokratike